Një aktor shqiptar në ‘Fast and Furious 8’

347

Një shqiptar është pjesë e kastit të aktorëve të ‘Fast & Furious 8’, ku premiera e evropiane e filmit ka qenë në Berlin.

Bëhet fjalë për aktorin Erand Hoxha, të cilit regjisori i ka besuar rolin e një pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë, shkruan KultPlus.com

Ndërkaq aktorët e famshëm të Hollivudit, Vin Diesel, Charlize Theron dhe F. Gary Gray u pritën nga qindra adhurues entuziastë.

Makinat që fluturojnë në rrugë, ndjekjet e vështira dhe shpërthimet, edhe këtë herë vijnë me shumicë, por në filmin më të fundit të sagës shfaqen edhe një sferë e madhe metalike, një tank dhe një nëndetëse.