Mungesa e korsive të biçikletave në Bulqizë

229

Shumë pak lëvizet me biçikletë në Bulqizë, kjo e fundit më shumë e përdorur nga fëmijët se sa të rritur.

Një nga arsyet është edhe mungesa e korsive për përdoruesit e biçikletave. Për këtë, bulqizaime.al ju drejtua me një kërkesë për informacion edhe bashkisë Bulqizë. Sipas kësaj të fundit, kemi korsi për biçikletat, kjo e ilustruar me investimin që është bërë përgjatë pedonales.

Por nga vëzhgimet në terren të bulqizaime.al, vetëm përgjatë pedonales ka korsi për përdoruesit e biçikletave, ndërsa në hapsira të tjera në qytet nuk mund të flitet për një gjë të tillë.

Një tjetër problem me të cilën përballen përdoruesit e biçikletave në Bulqizë është edhe mungesa e vendparkimeve për to. Bashkia e pranon një fakt të tillë dhe se ashtu si për korsitë dhe vendparkimet e biçikletave ka projekte. Por edhe pse ne kërkuam ta kishim një kopje të një projekti të tillë, nga bashkia nuk na u vendos në dispozicion.

Përdorimi i biçikletave në shumë qytete po stimulohet, kjo për shkak të dobive në shëndet dhe mjedis, ndërsa në Bulqizë ndodh e kundërta, ku kjo pjesë është lënë tërsisht jashtë investimeve.

/bulqizaime.al/