Ligji për informimin: “Çdo gjë zyrtare duhet të jetë publike”

311

Mesazhi që përcolli sot Komsioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ishte se “Çdo gjë që është zyrtare duhet të jetë edhe publike”.

Deklarata e tij u bë gjatë konferencës së tretë kombëtare për të drejtën e informimit.

Sipas Dervishit, roli i këtij komisioni nuk është vetëm te kërkojnë të drejtën e publikut për informim, por edhe llogaridhënien e institucioneve publike, të cilat vazhdojnë të jenë të ngurtë në dhënien e informacioneve, shkruan Top-channel.

“Çdo gjë që është zyrtare duhet të jetë edhe publike. Megjithëse kemi tre vite që operojmë sërish konstatojmë mungesë vullneti të institucioneve për të dhënë informacione apo urdhra verbale të shefave për të mos dhënë informacion etj.etj”, shprehet Besnik Dervishi, komisoneri i informimit.

Konferenca është përshëndetur nga nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj si dhe nga Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Boshard.

SHËNIM: Foto në krye është ilustrative

/ bulqizaime.al/