HISTORIA/ 62-vjeçari i verbër nga Dibra që ndjek studimet në universitet (AUDIO)

453

Ditët e fundit mund të keni dëgjuar të flitet shumë për arsimin, që nga reforma në Arsimin e Lartë e deri tek programet e partive politike në zgjedhjet e qershorit. Por një histori komplet tjetër është ajo e 62-vjeçarit nga Dibra, Xhelal Mera, që edhe pse ka probleme me shikimin ka zgjedhur të vazhdojë studimet universitare. Ai ka statusin e të verbërit dhe ka katër vite që ndjek studimet part-time për gjeografi në Universitetin e Tiranës.

Historia e Xhelalit, rrëfyer për bulqizaime.al është paksa e veçantë. Para viteve ’90-të i është mohuar e drejta e studimit, kjo për shkak të pamundësisë fizike dhe faktit që xhaxhai i tij kishte tentuar të arratisej nga vendi. Por, Xhelali që sot është babai i katër vajzave, ju bë realitet dëshira për të ndjekur studimet universitare në vitin 2012-të.

Edhe pse fillimisht ideja që do të vazhdonte studimet shumë personave ju dukej utopike, ai tregon se pas katër vitesh pret të diplomohet për degën gjeografi, aq shumë e dëshiruar prej tij shumë vite më parë. Kjo edhe falë mbështetjes së familjes dhe stafit pedagogjik në Departamentin e Gjeografisë në Universitetin e Tiranës. Leksionet arrin ti marrë falë kthimit në audio që u është bërë nga shoqata e të verbërve.

/bulqizaime.al/

Më poshtë rrëfimi audio i tij:

*Në versionin mobile:
1. Klikoni opsion LISTEN IN BROWSER;
2. Klikoni komandën portokalli PLAY sipër;