“18 qershori”, 1489 shtetas janë të moshës 100-vjeç dhe duhet të prezantohen

252

Nga 4 mln e 400 mijë shtetas të regjistruar në gjendjen civile, 3 mln e 450 mijë persona kanë të drejtën e ushtrimit të votës në zgjedhjet e 18 qershorit.

Shifrat publikohen nga Ministria e Brendshme, ndërsa Drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj tha për “Ora News” se përditësimi final i listave është bërë konform ligjit; 40 ditë para zgjedhjeve.

Doracaj: Në total në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile janë të regjistruar 4437 065, nga të cilët me të drejtë vote, që do të thotë më 18 qershor mbushin 18 vjeç ose janë mbi 18 vjeç, janë 3451896 zgjedhës.  

Por ka një kategori shtetasish që janë të privuar nga kjo e drejtë kushtetuese.

Doracaj: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë bllokimin e 1367 shtetasve, të cilët janë objekt të ligjit të dekriminalizimit.

Po ashtu, janë evidentuar 1489 zgjedhës kanë mbushur 100 vjeç të cilët duhet të prezantohen në njësitë administrative.

51% e votuesve janë meshkuj dhe 49 për qind janë femra, por këtë vit ka një numër të konsiderueshëm personash që votojnë për herë të parë.

DoracajVotues për herë të parë janë 136 239 zgjedhës.

Nga lista përfundimtare janë hequr 459 dublikime.

Doracaj: Besoj është shifra më e ulët që ka pasur ndonjëherë rekord lista e zgjedhësve.

Ministria e Brendshme bën të ditur se janë akorduar një fond prej 100 mijë euro që bashkitë të informojnë derë më derë zgjedhësit.