Mat, pranga një 30-vjeçari dhe shpallen në kërkim tre të tjerë për kultivim të bimëve narkotike

1797
Drejtoria Vendore e Policisë së qarkut Dibër

Policia e Dibrës njoftoi të mërkurën se kishte arrestuar një 30-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë, për kultivim të bimëve narkotike në zonën e Matit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’, shtetasit J. K., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në tentativë duke kultivuar fidanë cannabis sativa, në një zonë të pyllzuar në territorin e Bashkisë Mat.” thuhet në deklaratën e DVP Dibër.

Nga hetimet e Policisë rezulton se në këtë aktivitet janë përfshirë edhe tre persona të tjerë. “Shtetasit D. K., A. N., I. B., të cilët janë shpallur në kërkim e vijon intensivisht puna për kapjen e tyre.” thuhet në deklaratë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.