Gjendet një makinë e hedhur në shkurre buzë liqenit të Shkopetit

1941
Makina e hedhur në liqenin e Shkopetit. Foto: Report TV

Një automjet është gjendur i hedhur në shkurre pranë liqenit të Shkopet mëngjesin e së shtunës.

Mësohet se kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët kanë parë automjetin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Në verifikimet paraprake nga leja e qarkullimit të automjetit që ndodhej në të, ka rezultuar se mjeti është denoncuar si i vjedhur në Krujë në vitin 2020.

Dyshohet se automjeti tip “Honda” është përdorur në disa ngjarje kriminale, ndërsa është tentuar të hidhej të liqen, por ka ngecur në bimësinë e dendur me shkurre.

Në spitalin e Burrelit dhe atë të Kurbinit nuk është paraqitur asnjë person për të marrë ndihmë mjekësore si paojë e ndonjë aksidenti rrugor.